Në Ferizaj, në qytetin e zejtarëve dhe ndërmarrësve, familja Bucaliu vendosi të hyjë në industrinë e mishit dhe në vitin 1966, hapi mishtoren e parë në Ferizaj. Hamdi Bucaliu, me një zell të madh, arriti të furnizojë një pjesë të madhe të Kosovës me mish të freskët dhe produkte mishi. Pas një suksesi të madh, biznesin familjar e vazhdoi Ademi, djali i Hamdiut, për vite të tëra, ku njëkohësisht u zgjerohet edhe në tregun maqedonas duke hapur një mishtore në Qarshinë e Shkupit. Tani, pas 58 vjetësh suksesi, traditën e vazhdon gjenerata e tretë e familjes në përpunimin e mishit. Mishtorja Qingji i Sharrit zbaton standardet më të larta higjenike dhe gjithmonë në bashkëpunim me fermerët vendorë, kujdeset që konsumatorëve tanë t’u ofrohet mish i freskët në çdo kohë. Së fundmi, i kemi dhënë pamje të re dyqanit tonë në rrugën Dëshmorët e Kombit. Jeni të mirëseardhur të na vizitoni në çdo kohë.
Qingji i Sharrit est. 1966, mish i freskët për të gjithë.